Kings Tirana ofronnjë mjedis që mbështet fëmijët në zhvillimin e tyre që nga arsimi fillor, 9-vjeçar dhe të mesëm, duke zgjuar imagjinatën e tyre dhe duke i frymëzuar që të fitojnë një dashuri të vërtetë për dijen.
Si një shkollë në partneritet ndërkombëtar me Kings Education, Kings Tirana u ofronnxënësve te sajmundësinë për të përfituar nga praktikat më të mira tëarsimimit në botë.
Kurrikula
Kings Tiranandjek kurrikulën kombëtare britanike të arsimit fillor, 9-vjeçar dhe të mesëm me një fokus të fortë në zhvillimin personal të nxënësve. Fëmijët angazhohen në aktivitete individuale si dhe në grup, për të zhvilluar komunikimin, bashkëpunimin dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve. Kurrikula britanike, ndryshe nga ajo shqiptare, në arsimin e mesëm e fokuson mësimdhënien vetem në tre lëndë, aty ku nxënësi shfaq prirjet dhe talentin e tij. Në përfundim të këtyre lëndëve, nxënësit pajisen me diplomën A-level ose Foundation (matura shtetërore britanike). Kurrikula kombinohet me programet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, Historisë së Kombit Shqiptar dhe Gjeografisë së Rajoneve Shqiptare, duke i dhënë nxënësve tanë një mundësi për të shkëlqyer në Provimet e Lirimit dhe në Maturën Shtetërore.
Shkolla
Shkolla jonë është e vendosur në një zonë prestigjioze rezidenciale në Lundër, pranë TEG, lehtësisht e aksesueshme nga e gjithë Tirana.
Ndërtesa e shkollës tonë, e ndërtuar posaçërisht për këtë qëllim, mund të akomodojë nxënësit në grupe të vogla në mënyrë shumë komode. Ne ofrojmë klasa moderne, me hapësira të bollshme, laboratore shkencore të pajisura plotësisht, një mensë për nxënësit dhe stafin, si edhe ambiente të brendshme dhe të jashtme për aktivitete sportive dhe argëtim.
Telefononi në: 069 709 30 88 për të caktuar një takim me këshilluesin mësimor të Kings Tirana.