Gati 7 muaj pasi u zgjodh ne krye te Prokurorisë se Përgjithshme, Arta Marku kaloi këtë te marte ne Komisionin e Pavarur te Kualifikimit. Vete Marku nuk ishte e pranishme por u përfaqësua nga avokatja e saj Lirime Çukaj, veprim ky qe u kritikua nga përfaqësuesi i ONM Theo Jacobs, i cili kërkoi qe vet Marku te ishte e pranishme pasi sipas tij nuk tregon shenja lidershipi.
Por pavarësisht diskutimeve lidhur me praninë apo jo të vetë Markut ne këtë seance, trupa KPK e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu prezantuan gjetjet e hetimit administrativ, sipas të cilit Arta Marku nuk ka asnjë shkelje në deklarimin e pasurisë, në pastërtinë e figurës. Por përfaqësuesit e operacionit ndërkombëtar të monitorimit patën kritikat e tyre në lidhje me aftësinë profesionale. Bëhet fjalë për një shtetas për të cilin Arta Marku gjatë kohës që ka qenë prokurore në Shkodër ka kërkuar dy herë masën e sigurisë “arrest me burg” pasi ai ishte ndaluar nga policia duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit.
Theo Jacobs edhe pse u kujdes të nënvizonte se nuk e mbështeste konsumimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, sërish u shpreh se masa e “arrestit me burg” është një masë ekstreme dhe duhet caktuar në varësi të rasteve.
Në përfundim të diskutimeve, KPK vendosi që qëndrimin përfundimtar nëse Arta Marku e kalon apo jo Vetting-un, ta prezantojë të mërkurën.
Ne përfundim te diskutimeve, KPK vendosi qe qëndrimin përfundimtar nëse Arta Marku e kalon apo jo vettingun, ta prezantoje te mërkurën.