Kroacia arriti të kualifikohej mbrëmë në ndeshjen me Danimarkën vetëm falë portierit Daniel Subasiç. Padyshim që Subasiç është heroi i Kroacisë pasi priti 3 penallti nga ekipi i Danimarkës.
Pas përfundimit të ndeshjes tifozët kroatë kanë festuar për kualifikimin e kombëtares së tyre. Në fotot e postuara nëpër rrjetet sociale shihet se në stadium përveç flamujve kroatë valëviteshin dhe flamujt kuq e zi gjë që nuk ësht pritur mirë nga serbët.