95 familje në Novoselë jashtë skemës së dëmshpërblimit, në vënd të tyre paratë i marrin të tjerë që nuk jetojnë në atë zonë
Banorët e Novoslës që u përmbyten një vit më parë nga reshjet e shumta, akuzojnë bashkinë Vlorë se i ka lënë jashtë skemës së dëmshpërblimit. 95 familje në Novoselë kanë protestuar sot në qendër të Njësisë Administrative për mospërfshirje në procesin e dëmshpërblimit.
Banorët thonë se Komisioni i Vlerësimit të dëmeve në Bashkinë e Vlorës ka bërë konstatimet në mënyrë selektive, duke favorizuar familje që nuk janë prekur nga uji dhe madje nuk jetojnë në Novoselë. Banorët e Novoselës të prekur nga përmbytjet paralajmërojnë përshkallëzim të protestave duke bllokuar rrugët nacionale nëse nuk ribëhet vlerësimi i dëmeve. Gjithsej nga vërshimi i Vjosës në shkurt 2015 prekën të paktën 600 familje.