Sipas palës greke negociatat me Shqipërinë janë në rrugën e duhur. Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, është shprehur se marrëveshja po përparon ndërsa rithekson me bindje se nuk do të pranojë kurrë diskutime për Çështjen Çame.
“Baza për përcaktimin e zonës bregdetare do jetë 12 milje. Kurrë nuk diskutoj dhe nuk do pranoj diskutime për çështjen çame”, ka deklaruar Kotzias, duke u shprehur se shpreson që mos të ketë keqkuptime nga ana turke në lidhje me këtë çështje.