Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI ka reaguar pas deklaratave të ambasadores Vlahutin, për refugjatët.
Në një status në facebook, Petrit Vasili e quan të pabesueshme ambasadoren, dhe thotë se është më mirë që të mos flasë fare.
“Po si mundet të besohet Vllahutin kur flet për refugjatët? Pse nuk hesht xhanëm”, shkruan Vasili.
Sipas tij, sa herë që Vlahutin flet për diçka, thotë të njëjtat gjëra si Edi Rama, dhe se askush nuk e beson.
“Gjermania thotë me gojën plot na i kërkuan vetë shqiptarët refugjatët. Vllahutin thotë jo. Deklarimet për refugjatët vijnë nga të katër anët, nga Brukseli nga Franca etj etj, Vllahutin prap thotë jo.
Kryeministri bullgar flet për ish-at e ISIS ndërsa Vllahutin thotë jo. Pse nuk hesht xhanëm?|, vijon reagimin e vet Vasili.
Ai shkruan më tej se “ka ardhur koha për të ikur, bile sa më parë dhe në heshtje bile, sepse çdo fjalë më tej është thjesht zhurmë, murmurimë faji dhe asgjë më shumë”.