BE- Shqipëri, fituesit dhe humbësit e 28 qershorit! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE- Shqipëri, fituesit dhe humbësit e 28 qershorit!

20:37 | 26/06/2018
në Opinion
0

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nga Lutfi Dervishi

48 orë para ende askush nuk mund të thotë me siguri se cili do të jetë vendimi i Këshillit Europian lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave për Shqipërinë me Maqedoninë.
Deri më sot janë ravijëzuar së paku 3 qëndrime:: A) Franca që vë në plan të parë, reformën e vetë BE-së dhe nuk ka asgjë “personale” me Shqipërinë dhe Maqedoninë. B) Hollanda mendon se Shqipëria dhe Maqedonia ende nuk janë gati për të hapur negociatat. C) Gjermania duket se është: po, POR…
Në mes të tre pozicioneve është Komisioni Europian që ka dhënë rekomandim për hapje negociatash pa kushte! Këshilli i ka dhënë autoritetin Komisionit për të qenë “prifti”, por duket se këtë radhë kërkon “t’i qethë” mjekrën.
Komisioni ka publikuar këtë pranverë edhe strategjinë e BE për rajonin për 2025. Strategji që rikonfirmon angazhimin e Unionit, 15 vjet më parë (Samiti Selanikut 2003) që e ardhmja e rajonit është në BE.
është shumë e vështirë, të kuptosh në Tiranë apo Shkup se çfarë “problemi” ka hapja e neogicatave me reformimin e BE-së. Mes hapjes së negociatave dhe marrjes së vendimit (nisur nga përvoja) do të duhet së paku një dekadë. çdo vend anëtar i BE-së ka mundësi të pafundme për të bllokuar/kërkuar vendet kandidate për t’u thelluar 350 herë në secilin prej 35 kapitujve.
Shqipëria ka 1001 probleme po aq ndoshta edhe Maqedonia, por zgjidhja e tyre është në BE. (Dhe vetëm BE ka fuqinë transformuese për rajonin, pavarësisht joshjeve dhe interesave të aktorëve të tjerë global dhe rajonal.)
Vetëm lidhja/connection me 35 kapitujt do të shënojë nisjen e transformimit rrënjësor të Shqipërisë dhe përmirësimit cilësor të jetës për çdo shqiptar.
Historikisht BE në çdo dekadë të jetës së vet, ka ecur dhe është “rritur” me probleme nga më të pa imagjinueshmet. Brexit dhe problemet e sotme të emigracionit, terrorizmit, ekonomisë nuk janë çështje që zgjidhen për një vit apo për 10. Do të jenë këtu për një kohë të gjatë.
Po ashtu edhe Ballkani nuk do të lëvizë (së paku gjeografikisht). Këtu ka qenë dhe këtu do të jetë. Llotaria gjenetike i ka vendosur popujt e Ballkanit brenda BE-së, jo në kufijtë veriorë të Afrikës apo në Lindjen e Mesme, por në Europë.
Ballkanit i është bërë një premtim- është koha për të mbajtur fjalën.
Një tjetër qëndrim që ka qarkulluar së fundimi është se Maqedonia (e Veriut) duhet të marrë me kushte hapjen e negociatave. Si për çdo vendim nuk mungojnë argumentat: ndërrimi i regjimit, dhe vënia në shinat e zgjidhjes së mosmarrëveshjes 25 vjeçare me Greqinë.
Në këtë variant, Shqipëria mbetet delja e zezë në rajon. Fqinjët sllavë (Mali Zi, Serbia, Maqedonia) vijojnë me procesin e afrimit me BE-në. Shqipëria? Shqipëria do të marrë një jo, POR formulimi mund të jetë aq i bukur sa po – ja e Maqedonisë do të duket shumë e varfër.
Shqiptarët, jo vetëm në Shqipëri do të ndihen të përjashtuar dhe të trajtuar padrejtësisht. Mantra se “do të bashkohemi në Bruksel” – e përdorur nga gjithë elita politike në Tiranë do të merrte nota shakaje dhe forcat politike si në Kosovë, por edhe në Shqipëri që e shohin Brukselin më shumë si problem sesa si zgjidhje sigurisht do të marrin më shumë hapësirë. Tirana zyrtare është përgëzuar në vijimësi për rolin konstruktiv në rajon. çfarë roli mund të ketë Tirana tashmë në rajon, kur të vetmit shqiptarët do ta ndjejnë veten të përjashtuar- dhe në Kosovë – i vetmi popull në rajon pa viza.
Humbja e perspektivës së BE-së do të bëj atë që shqiptarët kanë bërë prej 3 dekadash- të kërkojnë në mënyrë individuale “anëtarësimin” në BE- Deri më tani e ka bërë ⅓ e popullsisë që jeton sot në vendet anëtare të BE-ë. (Shqipëria është vendi i dytë në botë për numrin më të madh të emigrantëve që prodhuar këto 3 dekada).
Një jo apo shtyrje në kalendat greke të vendimit për hapjen e negociatave do të thotë humbje për shqiptarët. çdo humbje ka përballë fituesit. Fituesit e mëdhenj do të jenë politikanët dhe liderët autoritar- që do të “shijnë” sipas dëshirës. Problemi në Tiranë, në Shkup, dhe në kryeqytetet e rajonit është se nëse pyet: ku është pushteti? Përgjigja do të jetë e njjëtë: kryeministri. Mosha e liderëve është më e madhe se mosha e institucioneve të reja, kalimi nga liderët e fortë te institucionet bëhet e mundur vetëm me BE dhe në rrugën drejt BE-së. Shteti ligjor, ekonomia tregut, pavarësia e medias, institucionet e pavarura, konkurrenca do të marrin jo mbështetje por ndoshta goditje- për shkak se reformat aq shumë të dëshiruara… nuk do të udhëhiqen më nga makineria e komplikuar e Brukselit, por nga dëshira e liderëve populistë në rajon.
Një jo- e kancelarive nuk është pa pasoja për njerëzit dhe popujut. Vizioni, perspektiva e njerëzve, qëllimi dhe fokusi i reformave do të vihen në pikëpyetje. Nuk ka gjë më dramatike se njerëzit pa qëllime, pa vizion dhe pa fokus. Po ashtu edhe për popujt.

Etiketa: Lutfi Dervishi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Tepelenë/ Zbulohen 155 rrënjë kanabis në dy parcela, shpallet në kërkim një person

Tepelenë/ Zbulohen 155 rrënjë kanabis në dy parcela, shpallet në kërkim një person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com