Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ende nuk ka firmosur marrëveshjen me Greqinë për emrin, e cila u miratua edhe në Kuvend.Sipas Kushtetutës nëse Ivanov vazhdon të mos ndryshojë qëndrim, atëhere ligji do të rikthehet përsëri në Kuvend për votim.Por kryeministri Zoran Zaev tha se asgjë nuk varet as nga Ivanovi e as nga politikanët tjerë, por se për Marrëveshjen fjalën e fundit e kanë qytetarët.Në një intervistë për të përditshmen serbe “Politika”, Zaev shprehu optimizëm se referendumi do të jetë i susksesshëm.
“Qytetarët do të shprehen në referendum për marrëveshjen historike me të cilën shteti ecë përpara. Jam optimist dhe besoj se referendumi do të ketë sukses, ndërsa kjo do të thotë sukses për secilin qytetar të Maqedonisë. Fjalën e qytetarëve do të duhet ta respektojnë të gjithë, edhe Presidenti Ivanov edhe opozita, edhe ne si Qeveri”, deklaroi Zoran Zaev, Kryeministë, transmeton Alsat-m.