Mosdhënia e përparësisë këmbësorëve mbi vijat e bardha, ka shkaktuar një aksident mëngjesin e kësaj të premte në Tiranë. Ka qenë një kalimtar, i cili duke kaluar mbi vijat e bardha pranë Gardës së Republikës pranë Parkut të Liqenit Artificial, është përplasur nga një automjet.
Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit. Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë mosdhënia e përparësisë për këmbësorët dhe shpejtësia e automjetit.