Brazili do të përballet ditën e stome me ekipin evropian të Zvicrës. Ndeshja duket tepër e nxehtë pasi të dyja ekipet janë me shumë nivel, megjithëse Brazili vjen si favorit në këtë ndeshje. Për Granit Xhakën dhe Nejmar kjo do të jetë përballja e dytë mes tyre pas asaj në vitin 2009 në Kupën e Botës U-17 e cila u fitua nga Zvicra me rezultat 1-0.
Megjithatë kur Xhaka pyetet se si e kujton Neymarin në atë kohë ai pergjigjet: “Nuk i duhej shumë për të rënë për tokë, madje edhe prekja më e vogël mjaftonte – kështu e mbaj në mend atë”