Përveç Luftar Pajës edhe aktori Laert Vasili ka deklaruar se është pro një teatri të ri. Ai tha se “nuk duim të vdesim nga tuberkulozi” në godinën aktuale të teatrit.
“Më lër të flas për Teatrin e Ri, ka që 5 vjet më mban shpirtin. Dëgjova shumë gjëra, shqiptarët kanë nevojë për rilindje shpirtërore, e cila nuk mund të krijohet nën tallashet e Musolinit. Nëse dikush nuk sheh dot të ardhmen e Teatrit në një strukturë futuriste atëherë të shohë estetikën e tij. Nuk duam teatër të ri me 30 milionë lekë. Duam të rrimë aty, të vuajmë nga turbekulozi. Le të ruajmë etikën artistike. Mos e bëni, na lini të vdesim nga turbekulozi. Nuk ka në europë kapanon në atë godinë. Unë kam 3 vjet që luaj aty por besoj që edhe ata që kanë 30 vjet kanë të njëjtin mendim. Baca Reshat sa po e tha pak më përpara çdo dimër aty ndërpriten shfaqjet sepse aktorët shkojnë me 39-të apo me 40-të nga të ftohtit. Gjatë shfaqjes së produksionit të kaluar tek “Makbethi” pjesa poshtë skenës u përmbyt dhe nuk është vetëm një dru apo një hu, por është një hu e gjithë ajo godinë e cila nuk përfaqëson as emocionet që na ka falur Margarita Xhepa aty, as mjeshtri i nderuar Robert Ndrenika apo të tjerë, të tjerë, të tjerë…”, tha Vasili.