Çfarë mësova nga biseda me Marjon, shitësin e vogël që më fali pakon e farave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çfarë mësova nga biseda me Marjon, shitësin e vogël që më fali pakon e farave

23:36 | 13/06/2018
në Uncategorized
0

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nga Elsa Vorfi

Nuk janë të pakta rastet kur ulur në një kafene, të afrohen fëmijë të cilët janë këmbëngulës në përpjekjet e tyre për të të shitur një pako farsoleta, një kaush me fara apo një pako cigare. Janë të vegjël shumë, tavolinë më tavolinë kalojnë, nuk luajnë me moshatarët e tyre, durojnë vapën përvëluese të ditëve të qershorit e jo vetëm.

Kështu i kalojnë muajt e verës disa vogëlushë në Tiranë e jo vetëm. Sot takova njërin prej tyre, Marjon. Një vogëlush i bukur, të afrohet me ndrojtje në fillim, kërkon të shesë pakon e farave apo cigareve, e ti nuk mund t’i qëndrosh indiferente me atë fjalinë në majë të gjuhës që kemi gjithmonë “Jo, nuk dua”, duke i shmangur hedhjen e qoftë një shikimi. Unë e pashë picirrukun Marjo që larg, ende pa u afruar tek tavolina ime, i pashë edhe kafepirësit e duhanpirësit si reagonin kur Marjo iu afrohej.

Nuk ishin indiferentë, aspak, madje flisnin e qeshnin me Marjon e vogël, ose më saktë zgërdhiheshin me të. Nuk e di se çfarë Marjo iu thoshte, ama dukej sikur përveç se të shiste farat apo cigaret, Marjos i duhej të luante një rol jo prej fëmije,  t’i përshtatej denglave të kafepirësve e duhanpirësve, që ata në fund të së gjithes t’i blinin pakon e farave.

Se kështu qenka puna, u dashka përdorur gjithçka e gjithkush për pak sekonda “argëtim”, për pak zgërdhirje, ky shqiptari duhanpirës përdor të pamundurin për një show të momentit, Marjo i vogël nuk përbënte dallim, Marjo i vogël do të duhej të shiste pak rol që ata t’i blinin pakon e farave 10 lekëshe. Ndryshe nga disa fëmijë të pak metrave më tej që e vetmja gjë që duhej të bënin ishte të argëtonin veten, të bënin atë çka duhej të bënin, të ishin fëmijë.

Marjo u afrua dhe tek tavolina ime. U afrua jo vetëm për të më shitur pakon e farave, por për të më mësuar shumëçka që edhe nëse do e kërkoja, nuk do e mësoja. Kur Marjo afrohet, e pyes për emrin, sa vjeç është, a shkon në shkollë. Marjo më tregon që është 10 vjeç, shkon në një nga shkollat e Tiranës, më tregon që i pëlqen shumë matematika.

“Më pëlqen shumë Matematika, e mësoj shumë mirë, ndaj dhe i bëj mirë llogaritë e lekëve që fitoj kur shes farat” – më thotë Marjo duke qeshur. Dukej se Marjos i duhej të ishte ende në rol,  i duhej t’i vinte avazit të blerësve të farave e cigareve, i duhej t’i bënte të qeshnin. Vazhdoj ta pyes, doja të dija se çfarë mendon një fëmijë i moshës së tij, që bën atë çka bën çdo ditë, doja të dija nëse do të donte të luante me ata fëmijët e tjerë pak metra më tej, doja të dija për ëndrrat e picirrukut Marjo, e nuk e di pse nuk ngulmova tek arsyet se pse ai do të duhej të shiste fara, arsye që dihen, nuk doja që ta bëja të ndihej akoma më shumë viktimë e një vendi e shoqërie si e jona, doja të dija për botën fëminore të cigarexhiut te vogël.

Unë pyes e Marjo i gatshëm të më përgjigjet. Dukej sikur për një moment e harroi qëllimin për të cilin u afrohej tavolinave. Teksa flet, shkarazi më tregon edhe çfarë iu kishte thënë kafepirësve të tavolinës përpara, që shkaktoi atë zgërdhirjen që me la një shije të keqe.

Marjo u kishte përkëdhelur paksa sedrën, që në fund “të meritonte” t’ia blinin pakon e farave apo cigareve. Një moment cigarexhiu i vogël, më drejtohet e më thotë: Ti qenke si serioze, të gjithë të tjerët kur shkoj e iu shes farat, më hedhin disa fjalë, unë ia u kthej e ata qeshin nga ato që unë them.

Shpesh herë nuk më pelqen kur qeshin me mua, por s’ka problem se ashtu i marr paksa me të mira e më blejnë pakon e farave. Por ndonjëherë më lodhin, e bëhem si ata aktorët në televizor, që bëjnë njerëzit për të qeshur, por ndonjëherë si kuptoj pse qeshin kur unë flas normalisht.  “Une tani po bisedoj me ty Marjo, nuk po qesh me ty. Une po të dëgjoj Marjo kur ti flet për veten, sepse dua të di për  ty, a do më marresh inat nëse unë nuk t’i blej farat?”, i thashë.  “Jo, sepse ti po më dëgjon e nuk po qesh me fjalët që them, unë do të ta fal pakon e farave ty”, mu pergjigj Marjo.

Një nga ato pergjigjet që të lë pa fjalë, sepse Marjo,  ashtu i varfër jo vetëm që  dinte të të falte diçka, por të mësonte se ajo çka kishte nevojë ishte të dëgjohej, të bisedonte me njerëz, dukej sikur Marjos në fund të fundit nuk i interesonte dhe aq të shiste farat, por thellë brenda vetes ai donte marredhenien me njerëzit, e donte komunikimin, donte të kuptohej, ndonëse shumë herë zgërdhirjet e kafedashësve e lëndonin të voglin.

Ama, në kushtet kur e kishte të pamundur të luante me moshatarët e tij, të grindej me ta, të rrëzohej, për t’u ngritur sërish, argëtimi përmes bashkëbisedimit, ia lejonte paksa të ndihej femije. Para vetes ke Marjon, ke plot fëmijë të tjerë që shijojnë fëmijërinë e tyre duke luajtur, ke dhe këta të rriturit kafepirës e duhanpirës, që argetohen me Marjon e vogël, zgërdhihen me të, pa menduar në asnje moment të vetëm se Marjo është një fëmijë që nevoja ia dikton të mos jetë i tillë, të mos e gëzojë moshën e vogël.

Përballë cigarexhiut Marjo, isha dhe unë që në fund të fundit, mora shumë nga biseda me Marjon e vogël, por e pafuqishme për të bërë më tepër, sepse të nesermen Marjo do vazhdojë të jetë aty, duke shitur farat…E aty do jenë edhe zgërdhirësit…

Asgjë nuk munda të bëja, përveçse e mora seriozisht bisedën me Marjon e vogël. E në fund, Marjo i vogël ma fali pakon e farave…Më fali pakon e farave e shumë mendime të bukura e të trishta njëkohësisht. Cigarexhiu Marjo u largua nxitimthi, me atë buzëqeshjen e bukur fëminore, mësova shumë prej tij, me fali shumë e unë munda veçse t’i fal ca rreshta…

http://www.newsbomb.al/cfare-mesova-nga-biseda-me-marjon-shitesin-e-vogel-qe-me-fali-pakon-e-farave-124281

Etiketa: cigarxhiElsa Vorfimarjoshites

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Babait tim minator…

Babait tim minator...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com