Jorge Sampaoli e kishte në dyshime për ta marrë me vete në Botëror, por tani Poalo Dybala e ka lënë pas këtë moment dhe po mendon për të impresionuar me Argjentinën në Rusi.
Në një intervistë të fundit për “TycSports” numri 10 i bardhezinjve ka folur për pjesëmarrjen në Botëror si dhe idhullin e tij.
“Kur iu thoja shokëve se kam ëndërr që një ditë të luaj në Kupën e Botës, ata qeshnin dhe talleshin me mua. Me këtë histori, dua të them se botërori ka qenë gjithmonë një ëndërr për mua dhe tashmë u bë realitet.
Idhulli im? Futbollisti të cilin e kam idhull është padyshim Leo Mesi. Është e admirueshme kur mendon se sa trofe ka fituar ai, sa gjëra të pabesueshme arrin të bëjë dhe dua që të mësoj shumë nga Mesi në këtë Botëror,”- u shpreh Dybala.