Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe LRI po vijojnë me protestat kundër Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndaj edhe sot, një grup të rinjsh janë mbledhur poshtë zyrën së Xhafajt, ndërsa kërkojnë largimin e këtij të fundit nga detyra.
“Ne vazhdojmë aksionin tonë opozitar për ta refuzuar këtë qeveri, për ta luftuar këtë qeveri e cila çdo ditë e më shumë është në funksion vetëm të një grupimi njerëzish, të një grupimi oligarkësh. Dhe absolutisht nuk i shërben qytetarëve të thjeshtë, qytetarëve të ndershëm, të rinjve të cilëve nuk i ka bërë gjë tjetër veçse me politikat e tij shkatërruese ky kryeministër antishqiptar i ka larguar nga Shqipëria,” tha Kërpaçi.