Presidenti i Napolit, De Laurentiis, sezonin e ardhshëm kërkon jo më të rivalizojë Juventusin, por të zbresë ‘bardhezinjtë’ nga fronti. Për këtë arsye numri 1 i napolitanëve ka emëruar trajner Carlo Ancelotti-n, një emër shumë të njohur të futbollit i cili pritet të bëjë shumë ndryshime ne skuadër.
Në ndihmë të Ancelotti-t sot ka ardhur gazetari Rafaele Auriema, i cili e ka këshilluar italianin të marrë në skuadër portierin e Lazio-s, Thomas Strakoshën.
“Napoli duhet të marrë Strakoshën. Jam i bindur se ai do ti zgjidhi të gjitha problemet e kësaj skuadre”, shprehet gazetari.
Kujtojmë se nga Napoli është larguar portieri i parë i skuadrës, spanjolli Pepe Reina, dhe pritet që shumë shpejt të gjendet zëvendësuesi i tij.