Thaçi për median austriake: Me Vuçiç u pajtuam që dialogu s’ka alternativë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thaçi për median austriake: Me Vuçiç u pajtuam që dialogu s’ka alternativë

18:30 | 02/06/2018
në Shqiperi
0

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve të Austrisë “APA”, ka folur për takimin që kishte ditë më parë me kancelarin Kurz, për marrëdhëniet me Austrisë, perspektivën evropiane të Kosovës dhe dialogun me Serbinë.

Me këtë rast, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, vlerësoi rolin e Austrisë si ndërmjetëse në procesin e përafrimit të vendit të tij me BE-në. Nga presidenca austriake e BE-së, ai pret që të “dinamizojë” dhe “ringjallë” zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, tha ai në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve të Austrisë “APA”.

Kurz e ka siguruar atë në përkrahjen në disa fusha gjatë “takimit shumë të mirë”. Kështu, Austria do të përkrahë anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Përveç kësaj, Austria do të bëjë përpjekje për të realizuar lirinë e vizave për Kosovën.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Sipas APA, Kosova është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor që ende nuk përfiton nga liria e udhëtimit në BE. Megjithatë, sipas agjencisë, pas zbatimit të të gjitha kushteve të Komisionit nga ana e Kosovës, Thaçi është i bindur se kjo do të ndodh gjatë këtij viti.

Thaçi në këtë intervistë ka thënë se në kuadër të presidencës austriake, Kurz mund të luajë një rol “shumë të fortë” dhe për të lënë “gjurmë të thella”.

Një temë qendrore gjatë bisedës me Kurz ishte dialogu me Serbinë. Një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është një kusht kyç për dyja vendet për procesin e përafrimit në BE.

“Unë besoj se Kancelari Kurz mund të japë një thellësi të re për këtë proces”, thotë Thaçi.
Sipas Thaçit, nuk ka “asnjë alternativë” tjetër për dialogun me Serbinë. Takimi sipas tij Thaçit me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Sofje para dy javësh kaloi “pa entuziazëm”.

“Por të dyja palët janë pajtuar për vazhdimin e dialogut të kryesuar nga shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, sa më parë që të jetë e mundur dhe për ta sjellë atë në një përfundim ligjërisht të detyrueshëm”, ka theksuar Thaçi për APA-në.

Ai ka shtuar se ky proces do të jetë shumë i vështirë dhe i lodhshme për të dyja palët. “Në fund, megjithatë, ne do t’i japim fund konfliktit që po digjet për një shekull. Dialogu në Prishtinë nuk është shumë popullor”.

Thaçi ka thënë se njeriu nuk mund t’i detyrojë njerëzit “ta duan njëri-tjetrin”. Por sipas tij, mund të ndërtohet një bazament të mirë për “një fqinjësi të mirë” për t’i dhënë Kosovës një “perspektivë euroatlantike”.

Thaci për APA ka thënë se arritjet e Kosovës në dhjetë vitet e fundit që nga shpallja e pavarësisë, ku ka një rritje të qëndrueshme dhe stabilitet buxhetor. Sipas tij, është krijuar një klimë e mirë investimi që tërheq sipërmarrësit austriakë.

“Në fushën e drejtësisë dhe arsimit janë kryer reforma të rëndësishme”, ka shtuar ai.
Megjithatë, presidenti kosovar paralajmëron pasojat e izolimit të Kosovës nëse perspektiva e saj euroatlantike do të mohohet.

“Në veçanti, rinia, e cila është e prekur nga papunësia e lartë, mund të ndikohet gjithnjë e më shumë nga rryma që janë në kundërshtim me vlerat perëndimore. Duhet ta njohim potencialin që kosovarët e rinj posedojnë, të cilët të trajnuar mirë mund të ofrojnë për tregun evropian të punës”, ka shtuar ai.

 

Etiketa: Thacivucic

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Ministri i Brendshëm italian: Do dëbojmë 500 mijë emigrantë

Ministri i Brendshëm italian: Do dëbojmë 500 mijë emigrantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com