Vetëm një ditë pas largimit nga Reali i Madridit, Zinedine Zidane tërbon merkaton. Trajneri që arriti të bënte histori me ekipin madrilen duke fituar 3 Champions radhazi, është i përzgjedhuri i kombëtares së Katarit, federatë e cila është gati që ta bëjë më të paguarin në botë.
50 milionë paund për 4 vitet e ardhshme, ku francezi mund të ketë të gjithë kohën e mundshme për të përgatitur një ekip të fortë për Botërorin 2022. Ky kompeticion do të zhvillohet pikërisht në Katar dhe këta të fundit duan të bëjnë një paraqitje dinjitoze. Oferta sigurisht është tunduese, por duhet parë nëse Zidan ka për qëllim të vazhdojë në nivele të larta apo të shkojë në Katar.
Dhe për ta mbajtur në nivele të larta, mendon Çelsi, i cili e ka futur në listën e dëshirave për pasardhësin e Antonio Kontes. Blutë e Londrës kanë si objektiv kryesor Sarrin, por edhe Zidan, tani që është i lirë, tundon Abramoviçin.