Është promovuar në mjediset e UET, libri i katërt i aktorit Rikard Ljarja, “Josifopedia” përfshirë në kolanën letrare të Mapo Editions; shqetësimet, koha e tij, koha e shqiptarëve në tre epoka gjatë komunizmit dhe pas tij, përmes një personazhi emblemë si Josifi. Ky është libri i parë që promovon, ndërsa shënon tre romane të shkruar pas ’90-ës, duke marrë më shumë famën nga kinemaja, edhe pse ka qenë autor skenaresh dhe regjisor
Jemi në vitet ’50-të, në një fshat të jugut, kur kishat ende i kishin dyert hapur dhe priftërinjtë këndonin psalmet krahas rritjes së njeriut të ri socialist. Dalëngadalë fillon të fryjë një erë më e fortë, dhe kishës me derë të drunjtë iu vu dryni. Flitej për dënime e pushkatime, për armiqtë e popullit dhe fshati në jug nisi të ndryshojë. Josifi, djaloshi që ndjekim pas në ngjarjet e romanit të Rikard Ljarjes, me asocimin e titullit enciklopedia, “Josifopedia”, bëhet si një i “huaj” në fshat, një djalë i mbarë, i bukur që mbaron Shkollën e Kulturës. Ai, dhe me dhjetëra personazhë që ndërtojnë jetën në kulmin e komunizmit, gjithë sjelljet e tij, moralin dhe vazhdojnë dhe pak vite pas rënies së tij janë dëshmitarë të asaj epoke. A ka dashur Ljarja të japë një dëshmi për kohën? Autor i tre romaneve, të mëparshme, tani autori tregon se donte të shkruante një roman që të rrëfente ngjarje, ngjarje që kanë krijuar jetën e një vendi, e gjithë Shqipërisë, ashtu si edhe karakteret. Komunizmi në gjithë mekanizmin e tij, njeriun e ri, perversitetin, moralin, dhunën, terrorin, varfërinë. “Tek Josifi, por edhe dhjetëra personazhet e mi, aty jam unë”, thotë aktori. Shkrimi, edhe pse ka botuar pas ’90-ës, katër romane, thotë se ka nisur qysh në moshë të herët, fjala është për autorësinë e tij si regjisor, dhe skenarist i 200 faqeve të vëna në kinema. Nga imazhi te fjala, për Ljarjen duket se çlirimi i historisë, në një distancë të mundshme, i ka dhënë aftësinë për shkruar shkurt, konciz, gati gati me mendime të pezullta. Për këtë u shpreh edhe shkrimtari Ylljet Aliçkaj kur ndau për prozën dhe raportin e Rikardit mbi letërsinë: “Rikardi është dalluar gjithmonë, në miqësinë tonë kush e ka njohur, aftësia e tij rrëfimtare. Edhe pa shkruar ishte kënaqësi të dëgjojë histori nga Rikardi, histori lokale. Ai është nga veriu por e ruan identitetin të zonës nga vjen, të një shtrese të kultivuar intelektualë të Shkodrës. Rikardi po dëshmon se vërtet ka hyrë në aradhën e shkrimtarëve profesionistë, me romanin e katërt. Rikardi ka qenë ikona e kinemasë shqiptare, dhe është nder për një vend si Shqipëria që ky hyn në maja qoftë si aktor, qoftë dhe si regjisor dhe skenarist. Por, po të lexosh librat e tij, në fillim ke skepticizmin e natyrshëm që po vjen nga kjo famë, dhe përfiton nga ajo, por jo. Ai është shkrimtar spontan, nganjëherë gati në absurd me tema fshati të thjeshta, ndonjëherë me metafora dhe ndonjë mesazh universal . Është shpesh herë shumë naiv, shpeshherë abstrakt. Rikardi lë gjëra pezull për lexuesin, për të nxjerrë konkluzionin e tij. Nuk bëhet moralist. Më tepër është moralist kur flet me të. Në letërsi është spontan, gati gati neutral për të dhënë ngjarjet. Lajtmotivi i jetës së tij, mesa shikoj do të jetë letërsia dhe duket se është burim i pashtershëm për të rrëfyer”. Si gjithmonë racional në natyrën e tij, Ljarja ka folur shkurt, duke thënë se gjithçka ka dashur të tregojë është në libër, përmes tij. Aty mund të gjeni nga pak, në të gjithë personazhet, vetë shkrimtarin.
Nje aresye per mos t’i lexuar asnje rrjesht ketij! Si mund te quhet intelektual nje njeri, qe meqenese paska kaluar vete mire, mos te dije te analizoje ate qe ka hequr nje popull nen diktature?! Me e pakta…a s’ka hanger me tollona ky!? Ky paska qene rrote fare… njeri i neveritshem.. dhe e kemi dasht ket!
Mos mor Rikard, mos bjer n’ket kurth. Mos se me njat fjal te thanun pershqitazi je tu ia hjek vizn vedit e tan njatij respekt qi t’ka fal ky popull per vite e vite. Po edhe ti ke hanger buk n’njat mal plehit, disi pak ma nalt se tjert. E s’ban me u ngrehaluc tash me than se plehi ka ken i mir. Haram t’qoft. Kot s’thon qi plaku bahet si fmija