Edhe pse temperaturat gjatë mbrëmjes së djeshme kanë qenë të larta, Sheshi Skënderbej u mbush plot për të dëgjuar Ermal Metën. Para se ai të këndonte duartrokitje të zjarrta ka marrë edhe Eugent Bushpepa.
Ermali ka falenderuar pa masë shqiptarët, ndërsa duartrokitjeve të publikut herë pas here u është përgjigjur: “Nuk i meritoj”.
Ermal Meta këndoi për rreth 2 orë, ndërsa në pushimet e vogla midis këngëve bisedoi me publikun shqip, duke thënë se e flet keq këtë gjuhë, megjithatë të gjithë janë argëtuar e kanë qeshur me batutat e tij.
Gjatë konferencës së të premtes në mëngjes, Metës iu tha se per të folur për koncertin e tij më të mirë, duhet të priste për këtë të Tiranës. Meta e përmendi këtë fragment duke i dhënë të drejtë vajzës që e pyeti. Koncerti në atdhe, rezultoi më i miri.
“Toka ime. Faleminderit, nuk kam për ta harruar”, ka shkruar Ermali në përshkrimin e fotografisë ku sheshi është plot.