Petrit Vasili i ftuar në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Shëndetësisë, ndau me shikuesit dhe një hall të madh, siç e quajti. Ai tha se kur është puna për të bërë punën e tyre, e të vijnë në komision iu duhet të detyrojnë ministrat e Ramës por edhe deputetët që të shkojnë.
Le të shpresojnë që edhe komisioni juaj të ketë një aktivitet më të zgjeruar sepse ju mund të thërrisni, ministra e deputetë për interpelancë…
Ne kemi një hall të madh, për shumë punë që bëjmë mezi e marrim qeverinë të vijë, përtojnë ministrat zv.ministrat. Nuk kanë ndjeshmëri. i detyrojmë me rregulloren e Kuvendit të vijnë. Sepse Shëndetësia ose të dhëmb ose nuk të dhëmb. Kur kam qënë mistër kam vajtur me dhjetëra herë, opozita e asaj kohe që sot është në mazhorancë më ka thirrur dhe mua nuk më ka mbaruar kurrë detyrimi. Më vjen keq vetëm për shqiptarët, por këto janë të vërtetat e mëdha dhe unë do vijoj ta them.