Një tjetër operacion anti-drogë është ndërmarrë nga policia greke në kufirin greko-shqiptar. Policia greke në Kostur ka sekuestruar rreth 31 kg marijuane brenda një fuoristrade që vinte nga kufiri gjelbër me Shqipërinë. Brenda makinës janë gjetur dhe sekuestruar 2 çanta që përmbanin 31 kg 400 gram marijuane.
Ne pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, shtetas grek rreth 50-vjec. Operacioni ka vijuar në Imathia ku u arrestua pritësi i drogës, një shtetas shqiptar rreth 52-vjec. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 4 celulare e 4 karta SIM.
Kujtojmë se më herët në një tjetër operacion të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj greke në Igumenincë janë sekuestruar rreth 198 kg kanabis dhe janë arrestuar dy grekë. Prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenice, Janine, Athinë, Selanik, Kostur e Follorinë, policia greke ka sekuestruar rreth 4.7 ton marijuane që vinte nga Shqipëria.