Së bashku me trajnerin Christian Panucci në intervistë për mediat për ndeshjen miqësore kundër Kosovës është paraqitur edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi shkodran deklaroi se nesër do të synojnë fitoren, ndërsa nuk la pa komentuar as zërat e merkatos që e shohin larg Napolit.
“Për të gjitha ndeshjet është kështu. Ne duam ti fitojmë të gjitha. Do të shikojmë dhe gjendjen tonë.”- deklaroi fillimisht Hysaj.
Për largimin e Sarri-t nga Napoli. “Lajmi nuk ishte i mirë sepse kam 6 vite me Sarrin. Ne e dimë të gjithë kush është Ancelotti. Kështu që do t’i bëjë mirë klubit. Nuk di shumë rreth të ardhmes time, por i kam lexuar të gjitha ato që fliten. Kam luajtur shumë ndeshje me Napolin dhe Empolin dhe madje mund të luaj edhe në të majtë të mbrojtjes.”- përfundoi ai.