Tre persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës, pasi u kapën me 6 mina me telekomandë dhe me një arsenal armësh. Arrestimi i tyre u bë në kuadër të operacionit të koduar “Porosia”
Po ashtu policia ka sekuestruar edhe 2 arme pistoleta, një snajper , 2 automjete dhe dy celularë. Tre shtetasit e arrestuar janë me inicialet F.B, H.I dhe Sh.M
Lajmi u dha nga Prokurori rrethit Shkoder Granit Shahu së bashku me drejtorin policise Lorenc Panganika në një konferencë për median pasditen e 26 marsit 2016. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
“Sot më datë 26.03.2016, ora 13:30, në kuader te procedimit penal te vitit 2016, Sektori për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikeve te Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, finalizuan me sukses operacionin e koduar “P O R O S I A” , në drejtim të dokumentimit ligjor të veprave penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake dhe municioneve” e parashikuar nga neni 278/1/2/3/4/ dhe “Trafikimit të armëve dhe municioneve” 278 /a, te K. Penal, ku bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve me iniciale: F. B. H. I. Sh. M.” sqaron policia e Shkodres.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
6 Mina me telekomandë në distancë me celular.
Një pistoletë model 57 e kalibrit 7.62 mm
Një revolver model Zastava- Magnum. 357
Një Pushkë me mjete – optik (Snajper) “PROEKT-CB007” kalibrit 7.62 mm
23 copë fishekë
Dy telefona “SAMSUNG”
Dy automjete.
Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu...