Ministria e Arsimit ka lejuar kryerjen e një studimi kombëtar ku nxënësit shqiptarë të moshave 11, 13 dhe 15 vjeç do të pyeten rreth eksperiencave të ndryshme jetësore duke përfshirë dhe ato seksuale.
Në pyetësor nxënësit duhet të japin mendimin e tyre në lidhje me ngacmimet seksuale, ku u kërkohet të përgjigjen nëse kanë kryer seks anal, vaginal apo oral.
Pasi
27.al publikoi këtë
lajm që u bë publik nga deputetja Albana Vokshi, e cila i ka dërguar një kërkesë ministres Nikolla duke i kërkuar sqarim mbi këtë çështje, reagoi Ministria e Arsimit.
Ministria tha që ky denoncim “po përdoret ulët për revansh politik duke dezinformuar prindërit dhe opinionin publik dhe është një turp për këdo që e bën”.
Më tej ministria sqaroi që ky pyetësor zbatohet në të njëjtën kohë në 48 vende të Europës përfshirë edhe Kanadanë, duke zbatuar rigorozisht të njëjtin protokoll, metodologji dhe pyetësor.
Sipas saj, studimi mbi sjelljet shëndetësore tek fëmijët e moshës shkollore 11, 13, 15 vjeç (HBSC- Health Behaviour in School -Aged Children) është një studim që ka filluar para 34 vitesh dhe kryhet çdo katër vjet, në të njëjtën kohë, në Europë dhe Amerikën e Veriut. Shqipëria është bërë pjesë e këtij studimi që prej vitit akademik 2009-2010.
Le t’i hedhim një sy studimit të kryer nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në vitin 2013/2014 (Janë pyetur 220 000 fëmijë nga 42 vende të Europës dhe Amerikës së Veriut)
Në studim sqarohet se në adoleshencë nisin marrëdhëniet e para seksulale, eksperiencë kjo që ka një ndikim të madh në vetëlerëvsimin e të rinjve, mirëqenien, statusin social, etj. Kryerja në moshë të vogël e marrëdhënieve seksuale shton rrezikun që të rinjtë të jenë të painfromuar e për rrjedhojë të pambrojtur.
Studimi europian tregon mbi rezulatet dhe sqaron se vetëm fëmijët 15-vjeçarë janë pyetur nëse kanë kryer marrëdhënie seksuale. Pyetja nuk kanalizohet: seks anal, vaginal apo oral.
Më tej nxënësit janë pyetur nëse kanë përdorur prezervativë apo pilula herën e fundit që kanë kryer marrëdhënie seksuale edhe kjo një pyetje që u është bërë vetëm 15-vjeçarëve.
Sipas studimit të bërë në vitin 2013/2014 nga HBSC në moshën 15-vjeçare në Shqipëri kryejnë marrëdhënie seksuale vetëm 2% e vajzave të kësaj moshe dhe 39% e djemve.
Veç moshës studimi që do kryhet në Shqipëri nge disa shqetësime.
– Sa merret parasysh kultura e vendit në hartimin e pyetësorit, pasi marrëdhëniet seksuale në Shqipëri nuk konceptohen njëlloj si në vendet e tjera europiane.
Për shembull, në pyetësorin drejtuar nxënësve shqiptarë ka një pyetje: “A ju ka prekur, fërkuar ose ledhatuar në mënyrë seksuale ndonjë i rritur që është të paktën 5 vjet më i madh se ju, ose a keni prekur ju trupin e tij/saj në mënyrë seksuale?” Pyetje kjo që nuk merr parasysh kulturën shqiptare ku prindërit apo të afërmit në jo pak raste ua shprehin dashurinë fëmijëve duke i prekur edhe në organe gjenitale.
– Ministria gjithashtu nuk sqaron se a janë pyetur e konsultuar prindërit dhe se cilat janë shkollat e përzgjedhura për të kryer studimin dhe përse. Pasi është e qartë që në shkollë në një zonë të thellë të Shqipërisë ku nuk ka një mësues të pregatitur vetë psikologjikisht për të dhënë lëndën e edukatës seksuale, ku edhe tradita familiare luan rolin e saj, qasja ndaj kësaj çështje nuk do të jetë e njëjtë me atë të një fëmije në qytet.
– Gjithashtu duhet sqaruar nëse fëmijët përgjigjen në prani të një psikologu, pasi në këtë moshë shumë prej tyre mund të mos jenë fare në dijeni të domethënies së koncepeteve: seks anal, oral apo vaginal.
Kur bëhet fjalë për edukumin e një brezi dhe mirëqenien e tij psikologjike, shëndetësore apo seksuale nuk mjafton përkthimi i një pyetësori që e aplokojnë vende që jetojnë në kushte të ndryshme nga Shqipëria.