Shefi i njësisë operacionale të Gardës së Republikës, Martin Nika ka ndërruar jetë mesnatën e djeshme teksa u përplas nga një automjet tip Volkswagen.
Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, 31-vjeçarin Albert Memia, nga Tropoja. Ky i fundit ka qenë me shpejtësi teksa po lëvizte me automjetin e tij pranë Kryeministrisë.
Në vendgjarje shkuan menjëherë forca të shumta policore që bënë edhe arrestimin e 31-vjeçarit.