Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, ringjalljen e Krishtit

22:10 | 26/03/2016
në Uncategorized
0

“Para se të ngrihet nga nëntoka Krishti zbret në të. Në vdekjen e tij Ai vepron dhe i jep dorën prindërve të parë. Duke zbritur në ferrin e njerëzve Zoti Ynë shndërron krejt historinë tonë, të kaluarën tone e cila sherohet me gjithe plaget dhe dhimbjet qe ka. Pikerisht ne kete nate Krishti zbriti e mori per dore Adamin dhe Even te cilet me lot ne sy priten Shelbuesin e tyre… E shtuna e madhe nuk është ditë varri, por ditë jete. Diçka aty poshtë, një si kërcitje po degjohet. Kokrra e grurit po shpërthen e po mbin, po jep një jetë të re. Verjani veshin …”- kështu uron Dom Gjergj Meta besimtarët katolikë për Pashkët, të cilat kremtohen sonte me meshat në kishat katolike në gjithë vendin .

Mesnatën e së shtunës duke u gdhirë e diela dhjetëra besimtarë shkojnë në meshën e shenjtë, që mbahet në katedralen e Shën Palit në Tiranë,  e cila zgjat deri në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Presidenti i Konferencës Ipeshkvore Shqiptare njëherësh edhe Arqipeshkëv Metropolit i Dioqezit Shkodër Pult imzot Angelo Massafra në mesazhin e tij tradicional të Pashkëve, i bëri një apel të veçantë klasës politike që të punojë më shumë për të zbutur varfërinë që sipas tij po rritet çdo ditë e më shumë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

“Të dashur miq të zgjedhur prej popullit për tu kujdesur për të mirën e përbashkët prej zemrës po ju drejtoj thirrjen të bëni gjithçka është e mundur për të garantuar të drejtën për punë, krijimin e shanseve të reja për punësimin, tu lejojnë të gjithëve të kenë një vend dinjitoz në shoqëri. Për kishën katolike shqiptare, dy momente të veçanta këtë vit janë ai i shenjtërimit të Nënë Terezës dhe kanonizimi i martirëve të fesë, gëzimin e të cilave imzot Massafra ja bashkoi urimit të kësaj dite. Na garantohet falja, na jepet mundësia për të rifilluar veprimin jo vetëm por si bashkësi. Së fundi duke na lejuar të shohim të lartësuar në nderet e altareve nënën tonë të dashur Tereza dhe shpalljes të lum martirëve tanë.”

Ndërkohë besimtarët në katedralen e qytetit bënë edhe bekimin e ushqimeve, të cilat konsumohen mëngjesin e së dielës së Pashkëve.

Po çfarë është kjo festë fetare dhe scila është historia e saj?

Pashka (Pashkët) cilësohet si kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera, të cilat kremtojnë ringjalljen e Jezuit. Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, për shkak se zhvendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas ekuinoksit të pranverës, më 21 mars. Sa u përket ndjekjes së datës, në lashtësi ka pasur përdorime të ndryshme vendore që pavarësisht të gjithave, ishin të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Pashkët e krishtera janë të lidhura ngushtë me ato hebraike,  në të cilat festohet çlirimi i hebrenjve egjiptianë nga Moisiu. Në të vërtetë fjala “Pashkë” do të thotë “kalim”. Për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët, nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar. Pashkët paraprihen nga koha përgatitore e agjërimit dhe përkorimit, e cila zgjat 40 ditë. Nisin nga e “Mërkura e Përhimtë” dhe mbarojnë “Të Dielën e Palmave” që përkujton 40 ditët e Jezuit të kaluara në shkretëtirë, në lutje dhe agjërim. Periudha e Pashkëve ndahet në 4 periudha kryesore: Triodi, Kreshma e Madhe, Java e Madhe, Pashka.

Triodi është një periudhë tre javore që ka për qëllim që besimtarët të pendohen dhe të përgatiten për hyrjen në Kreshmën e Madhe. Kreshma e Madhe është një periudhë gjashtë ose shtatë javore, në të cilën besimtarët nuk hanë mish, peshk, produkte shtazore dhe nuk pijnë verë. Java e Madhe është java e shtatë e Kreshmës dhe java e fundit para Pashkëve. Ajo i korrespondon javës së fundit të Jezuit në tokë para kryqëzimit të Tij. Qëllimi i kësaj javë nuk është vetëm një përkujtim mendor i ngjarjeve të fundit të Jezuit në tokë, por një pjesëmarrje reale në këto ngjarje.

Këtë vitin me 27 mars  festohen Pashkët Katolike dhe në 1 maj Pashkët Ortodokse.

Dhuratë tradicionale e Pashkëve janë vezët e kuqe. Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe përplasja mes vezëve çarjen e pushtetit të Ferrit dhe ngjalljen e Krishtit.

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Surpriza e Bashës ndaj Topit dhe Metës

Zigzaket e reformës dhe mandati i Sulit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –

23:19 | 20/12/2025
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

22:49 | 20/12/2025
Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –
  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës –
  • SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com