Në aeroportin e Rinasit ka qenë një situatë tmerri sot në darkë, në orën 20.00. Një vajzë, e cila dëshiron të mbetet anonim, i tha 27.al se ndodhej bashkë me të ëmën duke pritur të bënin chek-in për të udhëtuar kur në aeroport u shuan dritat duke e kthyer të paktën për 10-15 minuta në një terr total. Paniku mes pasagjerëve që po prisnin të iknin dhe familjarëve të tyre që po i përcillnin ose po prisnin të afërm ishte i madh.
Pyetjeve të qyterëve se çfarë po ndodhte punonjësit e aeroportit nuk i kanë dhënë asnjë sqarim, ndërsa pasi disa lokale kanë ndezur gjeneratorët duke sjellë pak ndriçim, ata i kanë ndaluar dhe të bëjnë foto. Fotoja që ka siguruar 27.al është bërë pikërisht në këtë moment.
Paniku ka qenë i justifikuar duke pasur parasysh frikën që ekziston nga sulmet terroriste, ku vetëm pak ditë më parë një sulm terrorist në aeroportin e Brukselit u mori jetën dhjetra njerëzve të pafajshëm.
Kjo kohë që po jetojmë shtron kërkesa për masa të rrepta sigurie, ndërsa në aeroportin shqiptar akoma nuk është arritur të sigurohen të paktën drita pa ndërprerje./27.al