Forcat policore bllokojnë BMW-në me 4 thasë kanabis
Policia e Tiranës arrestoi 6 persona të cilët ishin të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Sipas komunikatës së policisë në operacionin e koduar “Agimi”, në pranga janë vënë Fatmir Haka, 33 vjeç, banues në Tiranë,me detyrë nën oficer në repartin e Zallherit, Ylber Tahiri, 42-vjeç, Arben Metaj, 28 vjeç, Urim Haka, 22-vjeç, Valter Dedndreaj, 30-vjeç, si dhe Fatjon Hoxha, 30-vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
“Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë sot pas informacioneve të mara në rrugë operative ku rezultonte se pranë banesës së shtetasit Fatmir Haka, personat e lartë përmendur po shkëmbenin një sasi lënde narkotike të llojit kanabis sativa e cila do të transportohej me një automjet tip BMË”, sqaron policia. Forcat policore kanë ndërhyrë në momentin kur një automjet I ngarkuar me lëndë narkotike po hynte në banesën e shtetasit Fatmir Haka. Policia tha se “Gjatë kontrollit të automjetit tip BMË me targa “AA 993 BX” në bagazhin e saj ndodheshin 4 thasë të bardhë të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa, ndërsa tek këmbët e pasagjerit në sediljen e parë është gjetur një qese plastike me ngjyrë të zezë ku brenda saj kishte lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa”.