Struktura antiterror bashkëpunim dhe fqinjët dhe vendet e BE
Rreziku prej terrorizmit ka kushtëzuar ngritjen e niveleve të sigurisë edhe në Shqipëri. Pas artikulimit të thirrjeve nga elementë ekstremistë për vrasjen e atyre që nuk besojnë, por edhe prej shtimit të fluksit të refugjatëve në Shqipëri, Policia e Shtetit ka mobilizuar një structure të posacme antiterror. Agjentë janë trajnuar në vendet e BE-së janë në terren për të monitoruar dhe mbajtur nën vëzhgim elementët ekstremistë. Strukturë me më shumë se 100 agjentë po monitoron edhe lëvizjet e këtyre elementëve për të parandaluar largimin e tyre në Siri. Struktura e antiterrorit në bashkëpunim dhe me homologët e rajonit apo të vendeve të BE mbledhin informacion për kryerjen e verifikimit paraprak, të kontrollit të lëvizjes së këtyre personave dhe të shkëmbimit të të dhënave me agjencitë europaine, FRONTEX dhe të tjera.