Këtë të shtunë gazetari Jetmir Olldashi reagoi publikisht duke u shprehur se është ai personi që ka realizuar përgjimin e Agron Xhfajt me Albert Veliun.
Pas kësaj deklarate nuk ka vonuar reagimi i kryeministrit Edi Rama i cili vijon të jetë i bindur mbi falsitetin e audiopërgjimit.
“Zhytu Lulëzim zhytu, thellë e më thellë, nxirr nga fundi i llumit sa me shume nga keta xhevahirë dhe dërgojua vrap miqve të tu t’i përdorin kundër Shqipërisë! Unë do pres me durim provën shkencore të audiopërgjimit nga prokuroria dhe këtu jemi, shqiptarët do shohin e do gjykojnë!”, shkruan Rama.