Disa të vdekur, shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat që u shkaktuan në një shkollë të mesme në Teksas.
Shkolla ka konfirmuar nga ana e saj një numër të paspecifikuar të plagosurish, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Ndërkohë, asistenti policor Cris Richardson thotë se i dyshuari është arrestuar dhe është në paraburgim ku po merret në pyetje.