Ndërsa mbrojtja e Saimir Tahirit i kërkon Gjykatës së Krimeve të Rënda që ta lërë të lirë ish-ministrin pasi nuk ka prova që vërtetojë se ai është përfshirë në trafik droge, detaje të reja mësohen nga seanca që ende nuk ka përfundur.
Por ministri nga ana e tij është shprehur se Liperin e ka takuar për t’i kërkuar ndjesë që u përfshi në të gjithë këtë histori.
“Nuk kam pasur qëllim ta intimidoj, i kam kërkuar falje që e përfshiva në këtë mesele. Bëra detyrën time qytetare. Nuk kisha mundësi të ndikoja tek qytetari. Takimi me të pak ditë pasi kishte dhënë dëshminë e tij, por thjesht i kërkova ndjesë”,- mësohet të ketë thënë në gjyq.