Prej orës 11:00 vijon në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për verifikimin e masës së sigurisë për ish-ministrin Saimir Tahiri.
Tahiri mbërriti në gjykatë në një makinë policie, ndërsa u shoqërua në ambientet e Krimeve të Rënda nga tre efektivë policie.
Tahiri zbriti i qetë dhe i buzëqeshur nga makina, përshëndeti në mënyrë miqësore efektivët, ndërsa është futur në gjykatë duke mbajtur në dorë disa dokumente.
Më herët, para fillimit të seancës, avokati i tij Maks Haxhia tha se sot do të kërkohet revokimi i masës së sigurisë, pasi nuk ka prova për të.