Policia e Fierit ka arrestuar 3 të rinj, të cilat kanë rrëmbyer dhe më pas kanë tentuar të përdhunojnë një të mitur.
Policia bën të ditur se në pranga janë vënë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç, Marjus Çalameni, 24 vjeç.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë marrë forcërisht një shtetase të mitur 13 vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë por nuk kanë mundur.