Shkrimtari i mirënjohur Zija Çela ka mbushur 70 vjet, jo duke i kundruar motet, por duke punuar. Pikërisht në ditën e tij të lindjes ai ka paraqitur dora vetë romanin e tij më të fundit, “Princi i buzëqeshjes”.
Në Muzeun Kombëtar, së bashku me mjaft miq shkrimtarë dhe jo vetëm të tillë ai foli për librin e tij të botuar nga shtëpia botuese, “Toena”.
Poeti Bardhyl Londo nuk ka mundur dot të mos e vlerësojë stilin e veçantë të Zija Çelës, duke thënë se në letërsinë shqipe ai ka shok veç veten.
Vetë Zija Çela thotë se lidhja e tij me letërsinë ka qenë si një thirrje hyjnore.
Kurse studiuesi Behar Gjoka thotë se shkrimtari Zija Çela vlerësohet si një vijim i pandërprerë i themeltarëve të prozës shqipe.
Poeti Arjan Leka apo shkrimtari Fatos Kongoli e kanë ngritur lart veprën e Zija Çelës si një letërsi e vërtetë, e rëndë gur.