Nëse një klient bën një ofertë një mujore një mijë lekëshe për shembull në datën 25 mars, atij i përfundon oferta më 22 prill, dhe jo më 25 prill, siç duhej të ndodhte.
Pra, me të njëjtin çmim, oferta zgjat tre ditë më pak.
Eagle Mobile nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë veprim.
Abuzimi me këtë truk shkon në qindra miliona lekë, po të kesh parasysh numrin e klientëve që ka kjo kompani.
Ndoshta kompania ka probleme financiare dhe ka vendosur ta zgjidhë kështu këtë problem.
Ose thjesht është një mënyrë për të fituar ca para më shumë, duke qenë se këtu nuk flet njeri.
/gazetatema.net/
Mos more! Po ju nuk keni gazetaret tuaj qe perdorni lajme gati nga gazetat e tjera? Late nam! Beni pak kerkime te pakten para se te publikoni lajmet e te tjereve. Sikur eshte vendim per te gjithe njesoj e kane thene operatoret nga na u be vetem eagle tani!?