Policia e Vlorës ka arrestuar autorët e dyshuar për djegien e dy automjeteve në fshatin Bunavi të Vlorës, gjatë natës mes të premtes dhe të shtunës.
Më konkretisht bëhet fjalë për dy djem, ku njëri i ka vënë flakën makinës së të atit dhe tjetri të së ëmës. Të arrestuarit janë Klemend Dautaj, 32 vjeç, banues në Vlorë dhe Arsen Alimuçaj, 25 vjeç, banues në fshatin Babicë e Vogël, Vlorë.
Dy të rinjtë akuzohen se për motive ende të paqarta dyshohen se kanë djegur automjetin “Ford-Fugon”, në pronësi të N.Alimuçaj, babai Arsenit dhe mjetin tip “Volkswagen-Golf”, në pronësi të shtetases R.Dautaj, nëna e Klemendit.
Aktualisht vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.