Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, e cilëson grabitjen e postierit ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ai një akt i paprecedentë në historinë e shtetit shqiptar.
Në një deklaratë për mediat, ai tha se asnjëherë deri më sot nuk kishte ndodhur që të grabiteshin dokumentet shtetërore, dhe me përmbajtje sekrete.
“Akt i paprecedentë në historinë e shtetit shqiptar. Nuk ka ndodhur të grabiten dokumentet shtetërorë as ditën as natën. Kjo është dëshmia më e rëndë bashkëpunimit të krimit me shtetin. Bashkëpunimi i krimit me shtetin ka arritur në nivele të tilla, sa krimi di jo vetëm përmbajtjen e dokumenteve sekretë, pro edhe vendin dhe orën kur ato do të tërhiqen në postieri.
I bëjmë thirrje prokurorisë të informojmë menjëherë publikun çfarë përmbante posta sekrete, cili ishte dërguesi, dhe kush ishte marrësi. Të thuhet a ka lidhje posta sekrete e grabitur me Vangjush Dakon? A ka lidhje me hetimin e rastit të trafikut të drogës nga Durrësi?”, u shpreh deputeti demokrat.