Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, në lumin Lepenci kanë gjetur, sot trupin e pajetë të policit Armend Trena.
Dy policët Armend Trena dhe Malsor Dashi u aksidentuan me veturën e policisë më 28 prill. Trupat e tyrë u kërkuan për ditë të tëra. Ndërsa trupi i pajetë i Dashit u gjet të enjten, Trena po kërkohej akoma, deri sot kur Ministria e Forcës dhe Sigurisë njoftoi se është gjetur edhe trupi i tij.