Policia italiane ka arrestuar dy persona, njëri prej të cilëve shqiptar, pasi janë kapur me rreth 206 kg marijuanë.
Raportohet se dy personat janë arrestuar teksa po shkarkonin lëndën narkotike nga një furgon. Të arrestuarit janë një italian 50 vjeç dhe një 52-vjeçar shqiptar me banim në Milano, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Nuk dihet ende origjina e lëndës narkotike.
Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 62 mijë e 880 euro.