Nga Ariglon Pali
Një tjetër incident është shënuar midis Turqisë dhe Greqisë, ku anija turke “Karmate” ka përplasur anijen greke “Armatolos”.
Lajmi është konfirmuar nga autoritet greke, të cilat kanë shtuar se nuk ka pasur të lënduar.
Flota thotë se përplasja në ujërat juglindore greke të ishullit të Lesbos u shkaktua nga anija turke që shkelte rregullat ndërkombëtare të sigurisë së anijeve.
Incidenti vjen në mes të tensionit të rritur midis Greqisë dhe Turqisë mbi të drejtat territoriale të Egjeut.
https://www.syri.net/bote/158604/tensione-ne-egje-anija-turke-perplas-anijen-greke/