Sot ranë skemat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sot ranë skemat

10:05 | 05/05/2018
në Opinion
0

Nga Frrok Çupi

Cili ishte dirigjenti i ‘Teatrit’ mes dy selive të Kuvendit?

Në njërën seli, ku Ahmet Zogu, ministër i brendshëm ishte kurorëzuar Mbret i Shqiptarëve, mblidheshin deputetët për seancën plenare të radhës…

Në selinë tjetër të ndërtuar në epokën komuniste të Stalinit, shfaqej ish- ministri i Brendshëm për t’u liruar nga imuniteti dhe për t’iu dorëzuar drejtësisë. Që nga Tetori i vitit 2017 ai ndodhet nën akuzë për përfshirje në organizatat kriminale të trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe vendeve evropianë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

I vetmi moment që kishte një ‘regjisurë’, ishte ky: Në kohën kur Kuvendi mblidhet atje te “Zogu’, ministri i akuzuar të bëhet gati për në Drejtësi që nga selia e boshatisur ‘Stalin’.

Të gjitha të tjerat, jo vetëm ishin jashtë skemave, por edhe rrëzuan skema:

Skema për ta mbajtur vendin në lëngatë vetëm me qëllimi që të mos i dorëzohej drejtësisë ish- ministri Saimir Tahiri, ra sot. Mbajtja ‘gjallë’ e Tahirit iu duhej tre elementëve të rëndësishëm të shtetit aktual: Qeverisë, Opozitës dhe Krimit.

Krimi tani është bërë pjesë e shtetit, veçse jo akoma teorikisht, sipas John Lock ose Aristotel. Ata që marrin indikacionin e parë nga ‘dorëzimi’ i shokut ministër, janë banditët e drogës dhe tregtarët e njerëzve. Këta e kuptojnë më mirë se askush se ministri do të paraqitet në gjyq dhe do të quhet ‘peshk i madh’. Pas kësaj, banditëve iu krijohet paranoja e madhësisë dhe e radhës: Cili do të jetë ‘më i madhi’ dhe cili do të paraqitet në burg i pari pas Tahirit?…

Qeveria e donte Tahirin të pa dorëzuar, me qëllim që të mbante mbyllur ‘kutinë’ e vet; të ushtronte presion mbi popull si “qeveri trime dhe e ndershme”; e donte edhe si karrem për trafikantët e mafiozët e tjerë… Tani edhe kjo skemë ra.

Skema e opozitës e lojës së ‘fortë’ me Tahirin, ra gjithashtu. Opozita që nuk ka ide, nuk ka as vullnet, as përfaqësim…, e mbante ‘Tahirin’ si lopën. Opozita milte  ‘Tahirin’, aq sa ‘qumësht’ prodhonte dhe me kaq mjaftohej për t’u vetëquajtur opozitë. Tani që u dorëzua Tahiri, Opozita mbetet në stere… A do të hyjë në detin e opozitarizmit, apo do të ngecet ‘pa ujë’?- kjo është çështja…

Ra skema e kryeministrit ‘të plotfuqishëm’. Ata që e kanë frikën në palcë (me të drejtë)  nga kryeministri që nuk pyet për asgjë, me siguri akoma nuk do të besojnë…, por që mbas sodit, kryeministri ka marrë rrugën e qullosjes. Ai ndodhet para disa përgjegjësive: Se zgjodhi ministër një arrogant por ‘budalla’ që nuk di të fshehë krimin; se e shpalli ‘superministër’ teksa e dinte se droga po pushtonte vendin; se në fund nuk arriti ta mbrojë si ‘komunistët’. Përveç që sipas gjasave, tashmë në qeveri nuk mund të rezistohet për arrestimin e secilit nga peshqit e mëdhenj.

Ra skema dhe paradigma se radhën e ‘peshqve’ e cakton kryeministri. Të gjitha gjasat sot treguan se ministri i brendshëm ( i riu, pas Tahirit), po ngjitet mbi kryeministrin përsa i përket kockës së shtetit që është Siguria dhe Mbrojtja nga Krimi. Iniciativa e ministrit Xhafa për Vetting në Polici duket si një masë ushtrimore për Vettingun, që do të kryhet në politikë, duke u nisur nga kreu. Por edhe politika ra, pasi zgjidhja kërkohet po brenda radhëve të qeverisë që ka hyrë në mëkat. Del se shoqëria politike nuk ka kredibilitet.

Skema e pompuar nga qeveria dhe opozita (të kapura nga Soros) se këtu nuk ka gjurmë të politikave të Trump dhe konservatorëve perëndimorë, ra sot. Eurokratët e BE që projektojnë skema anti- Trump edhe mbi Shqipërinë, e kishin projektuar ‘Tahirin’ si ‘miletone’ ku pengohet statusi Europian i Shqipërisë. Pas kësaj që ndodhi sot, prishet skema alias Junker. Tani KE duhet të flasë cili do të jetë shkaku për të penguar Shqipërinë… Ndryshe ata po e mbanin vendin tonë si një ‘zonë e tregtisë së lirë’ për influencat Ruse dhe Lindore.

VERITAS.COM.AL/

Etiketa: Frrok Çupi

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Paç këmbën e mbarë Sajmir!

Paç këmbën e mbarë Sajmir!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com