Duka do të jetë në vazhdim në krye të Partisë Agrare të Lufter Xhuvelit
Deputeti i Partisë Republikane, Agron Duka ka vendosur të largohet edhe nga kjo parti për tu emëruar në krye të Partisë Agrare.
Agron Duka u takua sot me kryetarin e deritanishëm të PAA-së, Lufter Xhuveli, i cili me sa duket ka vendosur të largohet nga kryesimi i PAA-së për t’i lënë vendin Agron Dukës. Para se të shkonte në PR, Duka ishte më parë pjesë e PS-së.
Pas takimit me Lufter Xhuvelin, Duka ka pozuar në ambjentet e Partisë Agrare, duke konfirmuar kështu vendimine tij për të vazhduar karrierën politike në krye të kësaj partie. Biznesmeni i njohur në fushën e bujqësisë, lë pas thuajse një mandat bashkëpunimi më PR-në dhe në koalcion Partinë Demokratike. Ndoshta kalimi tek PAA do ti japë lirinë për tu kthyer tek e majta, atje ku ka nisur karrierën e tij politike, 15 vite më parë, si ministër i Bujqësisë në qeverinë e socialistëve me kryeministër Fatos Nanon.