Vrasja e shqiptarit nga fqinji në Francë, familjarët: E ekzekutuan në derën e banesës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vrasja e shqiptarit nga fqinji në Francë, familjarët: E ekzekutuan në derën e banesës

19:42 | 30/04/2018
në Shqiperi
0

29 vjeçari nga Gjakova, Sefedin Nimonaj të mërkurën u vra nga fqinji i tij në qytetin Mulhouse të Francës. Babai i tre fëmijëve u qëllua për vdekje nga një algjerian rreth 35 vjeçar, me të cilin banonin ne te njejten shtepi. Sefedini jetonte në katin e parë, ndersa auotori i cili ndodhet në arrati në katin e tretë. Dyshohet se zhurma e shkaktuar nga kati i parë, ku Nimonaj jetonte kishte nervozuar algjerianin, i cili i kishte shkuar atij në shtëpi dhe me të çelur derën kishte shkrepur tre plumba duke e lene te vdekur.

Gazeta Express gjatë ditës së sotme ka vizituar vendlindjen e Sefedin Nimonajt. Nga ajo që kanë dëgjuar prej mediave njëri prej familjarëve të Sefedinit, Maxhuni, ka rrëfyer ngjarjen. Ai thotë se kushëriri i tij nuk ka pasur mosmarrëveshje me askënd, përfshirë edhe fqinjin që e vrau.

Maxhuni rrëfen se si Sefedini me të hapur derën është qëlluar për vdekje nga fqiu i tij.

“Në derë të banesës e kanë vra, ka pin kafe u kane, n’tavolinë e ka lan edhe ka trokit, u dal me çel dërën edhe bam e kan vra”- rrëfen Maxhun Nimonaj, kushëriri i Sefedinit.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Nga ajo që raportuan mediat franceze dyshohet se shkaktare e vdekjes së Sefedinit u bë zhurma që u dëgjua nga shtëpia e tij, por këtë e mohon Maxhuni. Ai thotë se nuk ka mundësi të ketë qenë zhurmë e madhe pasi, i ndjeri ka pasur fëmijët e vegjël dhe të ata nuk përleshen mes vete.

“Ai ka banu në katin e fundit, halla e tij në katin e dytë, merre me mend qysh munet me i bo zhurmë prej katit tretë, nuk janë fëmijë me dalë mu përrla në rrugë a oborr”, thotë ai.

Mediat lokale në Francë raportuan se autori është rreth 35 vjeç. Atij i është bastisur shtëpia ku kanë gjetur edhe armë.

“Sipas policisë vrasesit i kanë bastis shtëpinë i kanë gjetë armë, drogë etj. Ai është në arrati. Hala se kan arrestu sipas familjarëve”- thotë edhe Maxhuni.

“Hetimet policore kanë filluar menjëherë. Autori i krimit, një person 35-vjeçar është ende në arrati dhe i kërkuar nga policia”, raportohej nëpër mediat franceze.

Sefedin Nimonaj kishte tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ai kishte një firmë të vogël me pajisje ujësjellësi.

Trupi i të ndjerit nuk ka arritur ende në Kosovë. Nimonaj bashkë me familje para luftës kishte dalë nga Kosova për të jetuar në Francë. Dy vitet e fundit ai jetoi në një shtëpi me familjen e ngushtë në lagjen Dornach në qytetin Mulhouse të Francës, ku edhe dyshohet se u vra me tre plumba nga fqinji i tij./Express.

Etiketa: familjaretFrancevrasja e shqiptarit

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Heynckess i paraprin rrezikut: Shpresoj që ndeshjen ta vendosin lojtarët dhe jo arbitri

Heynckess i paraprin rrezikut: Shpresoj që ndeshjen ta vendosin lojtarët dhe jo arbitri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com