Ministria e Drejtësisë ka nisur proceduat e verifikimit të ankesës së bërë për procesin “Veliera” në Durrës për gjyqtarin Ergys Gashi. Mësohet se 60 ditë nga mbyllja e procesit gjyqësor në gjykatën administrative gjyqtari Ergys Gashi nuk e ka zbardhur vendimin duke bërë që kjo të kthehet në një precedent në këtë drejtim. Bashkia e Durrësit kë sjellë ankesë për gjyqtarin në Ministrinë e Drejtësisë deklaroi titullarja e këtij institucioni për News24 dhe BalkanWeb.
Në atë kohë veprimi i gjyqtarit i kushtoi atij vendin e punës dhe një betejë të gjatë ligjore, ndërsa aktualisht moszbardhja e vendimit gjyqësor të sheshit “Veliera”, ka lënë në mes një investim 6 milionë dollarësh. Investimi është në qendër të Durrësit dhe qëndron i bllokuar prej gati 1.5 vitesh.