Babai i Vladimir Kurtit, 28-vjeçarit që u arrestua si i dyshuar për vrasjen gjatë grabitjes të tregtarit Agim Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij, kërkon falje. I përlotur, Petrit Kurti thotë se e ka mohuar të birin. Madje e quan ish-djalë, pasi thotë se nuk është më djali i tij.
Vëllai i viktimës Ferit Buci ka folur këtë të hënë , duke thënë se nuk mund ta pranojë faljen e babait të vrasësit. Madje Ferit Buci ka shkuar më tutje duke thënë këto fjalë:
“Jemi të tronditur. Këto akte i bëjnë vetëm terroristët. I ati i vrasësit nëse e ka të birin monstër ta çonte në polici para se të vriste një familje. Edhe i ati i vrasësit të shkoje në burg se s’ka rritur fëmije të mirë,” tha ai për News24.