Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të PS, kreyesocialisti Rama njoftoi të vetët se do të nisë fushata fshat më fshat.
Rama tha se nuk bëhet fjalë për vota për aq kohë sa nuk ka një kundërshtar, por foli për “fitore zemrash”.
Njerëzit nuk hanë shifra, nuk e mbushin tavolinën e bukës me statistika, nuk i veshin fëmijët me suksese, tha Rama duke i mvshuar idesë se duhet që të qëndrojnë pranë njervzve.
“Ne nuk jetojmë në një guackë të shkëputur nga realiteti dhe jemi të kërcënuar seriozisht nga rreziku që të perceptohemi të tillë nga njerëzit. Njerëzit nuk hanë shifra, nuk e mbushin tavolinën e bukës me statistika, nuk i veshin fëmijët me suksese, dhe në fund të muajit njerëzit nuk llogarisin shifrat, statistikat dhe rezultatet tona po shikojnë ekonominë e tyre familjare. Kjo do të thotë që është shumë e rëndësishme për ne që të jemi shumë më pranë se sa kemi arritur të jemi deri më sot me njerëzit që me gjithë procesin e qeverisjes ne të jemi mishërimi i ambicieve, shpresave dhe dhimbjeve të tyre. Nuk është e thjeshtë, por e domosdoshme”, tha ai.
Për Ramën, Shqipëria sot nuk ka opozitë, pasi nuk sfidon me intelekt, por me forcë. “Ne jetojmë sot në një situatë të ndërlikuar në shumë aspekte dhe kemi detyrën të qeverisim pa opozitë. Nuk kemi opozitë. Ajo që kemi është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë, po në thelb e bën shumë më të vështirë punën tonë. Sepse një opozitë që nuk të sfidon në intelekt, po fizikisht është një hata e madhe përsa i përket nevojës që ka çdo qeveri në botë që të jetë e sfiduar në intelekt, një opozitë që nuk shkon në parlament si në një kuvend po si në një tapet mundje, është një hata e madhe sepse ndërkohë që ne jemi zgjedhur për të çuar para alternativa, gjendemi në kushtet kur duhet të shtrihemi në një sport që nuk ka lidhje as me politikën po as me sportet e njohura nga federatat ndërkombëtare. Një opozitë që ka vizion të vetin shpifjen dhe program sharjen, është një opozitë shumë e rrezikshme për ne, jo për rezultatet e zgjedhjeve, por për fuqinë tonë për tu motivuar dhe për të bërë më të mirën”, vijoi ai.