Gafa e gjyqtarit në Korçë, divorcon pa dashje kolegen – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gafa e gjyqtarit në Korçë, divorcon pa dashje kolegen

09:12 | 28/04/2018
në Shqiperi
0

Ariola Sulejmani, në muajin Shkurt 2018 ju drejtua gjykatës së Korçës, duke kërkuar ndreqjen e gabimeve të bëra në vendim nga gjyqtari Maksim Qirjazi, i cili kishte shqyrtuar tre muaj më parë kërkesën e saj për tu divorcuar nga bashkëshorti.

Në kërkesën e saj, Ariola pretendonte se në vendimin e dhënë, gjyqtari Qirjazi kishte bërë një sërë gabimesh, gjë e cila bëntë vendimin të paekzekutueshëm nga zyra përmbarimore. Veç gabimeve, për vendbanimin, vendin e punësimit, ku nga arkëtare në një kazino, gjyqtari në vendim e kishte punësuar në lokal lojra fati, Qirjazi i kishte ndryshuar dhe mbiemrin nga Sulejmani në Kristo, duke ju referuar në vendim me të dhënat e gabuara si “Ariola Kristo”.

Por nga verifikimet e bëra, në rezultoi se të dhënat “Ariola Kristo”, që gjyqtari Maksim Qirjazi ka referuar në vendimin e divorcit të shtetases Ariola Sulejmani, i përkasin gjyqtares së rrethit Korçë, Ariola Kristo. Por ky nuk është i vetmi vendim i shpallur me gabime nga gjyqtari i Korçës, Maksim Qirjazi, i cili ka sjellë probleme në fazën e ekzekutimit, duke u bërë i paekzekutueshëm, për një periudhë kohe.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Nga verifikimet e bëra na rezulton se Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka shqyrtuar gjatë fazës së procedimit disiplinor kundër këtij gjyqtari një numër prej gati 40 vendime gjyqësore, të cilat rezultojnë t’i ketë zbardhur në mënyrë të gabuar dhe aspak profesionale.

Madje herë pas here në disa vendime të gjykatës së Apelit Korçë që i disponojmë, evidentohet qartë vërejtja dhe tërheqja e vëmëndjes që i bëhet këtij gjyqtari dhe gjykatës së shkallës së parë Korçë, për zbardhjen në mënyrë të gabuar të vendimeve.

Fitova 1400 euro Greqi duke punuar në gurore
Rezulton se Maksim Qirjazi, në deklaratat e pasurisë së tij të depozituara ndër vite pranë institucionit të ILDKPKI thotë se gjatë periudhës së pushimeve, nga 13 korriku 2015 deri në 15 shtator 2015 deklaron se ka qënë me pushime dhe njëkohësisht ka punuar në ishullin IOS në Greqi, duke përfituar 1400 euro.I kontaktuar në telefon, Qirjazi pranon se ka qënë në Greqi gjatë verës së këtij viti duke pohuar se:“…po është e vërtetë kam shkuar gjatë periudhës 1 mujore në lejë vjetore.

Kam punuar për 17 ditë…”. I pyetur se çfarë punë konkrete kishte bërë në ishullin Ios të Greqisë gjyqtari thotë: “…dy ditë kam punuar në një gurore, kam nxjerë gurë, disa ditë kam pastruar një mulli me erë dhe ditët e tjera kam lyer shtëpi më bojë.

Kam punuar dhe kam bërë pushime, unë nuk kam turp ta them dhe as ta fsheh që kam punuar… më ka ndihmuar një kunati im, nusen e kam futur pastreuese në një hotel ndërsa djalin, roje në një kioskë. Por ka punuar dhe gruaja ime së bashku me çunin, ndaj del ajo shifra prej 1400 euro…”.

Refuzimi i vizës nga SHBA e qëndrimi në Greqi
Gjyqtari Maksim Qirjazi relton të jetë një nga gjyqtarët që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i ka refuzuar vizën për të udhëtuan në SHBA. Mësohet se stafi i ambasadës i ka cilësuar si jo të plota dokumentacionin që kishte paraqitur gjyqtari Qirjazi.Gjatë një bashkëbisedim telefonik gjyqtari Maksim Qirjazi tha:”…po më është refuzuar nga Ambasada Amerikane dhe kjo ka ndodhur vitin e kaluar.

Unë kam dashur të shkoj në Amerikë tek motra, e cila më kishte lëshuar dhe dokumentacionin e garancisë. Zyrtarët e ambasadës më kanë kthyer përgjigje që nuk plotësoja dokumentacionin e nevojshëm dhe për pasojë ma refuzuan dhënien e vizës…”. Mirëpo gjyqtari Qirjazi jep të dhëna kontradiktore edhe në formularin e vetëdeklarimit për “garantimin e integritetit”, ku pyetjes nëse kishte jetuar ndonjëherë jashtë territorit të Shqipërisë për më shumë se 1 muaj, gjyqtari i është përgjigjur “jo”.

Nga ajo që ka deklaruar në formular rezulton se ky gjyqtar ka jetuar në Greqi, për një peridhë 65 ditor, dhe më konkretisht nga 13 korriku 2015 deri në 15 shtator 2015. I kontaktuar në telefon gjyqtari Qirjazi pohoi se nuk ka qëndruar 65 ditë në Greqi. “Jo jo kjo nuk është e vërtetë kam deklaruar se kam qëndruar 1 muaj,dhe nga kjo kohë 17 ditë kam punuar. Nuk është e vërtetë se të kundërtën flasin dokumentat, kam dhënë masa sigurimi në Korçë, në muajin gusht 2015.

Lëvizjet e mija janë të verifikueshme dhe në TIMS”-thotë Qirjazi. Pyetjes se ai kishte deklaruar në formularin e vetëdeklarimit qëndrimin në Ios, Greqi, nga data 13 korrik 2005 deri në 15 shtator 2005, gjyqtari ju përgjigj:”…nuk jam në gjëndje se çfarë kam deklaruar në atë formular, por mund të kem bërë ndonjë lapsus aty…”.

http://shqiptarja.com/lajm/gafa-e-gjyqtarit-ne-korce-divorcon-pa-dashje-kolegen

Etiketa: ariola kristoAriola SulejmanidivorcgjyqtarkolegeKorçemaksim qirjazi

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para

Shqipëria në Europë??? Ne jemi si në kohën e qepës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com