Andres Iniesta ashtu siç ishte lajmëruar më parë u paraqit sot në konferencë për shtyp dhe lajmëroi se në fund të sezonit do të largohet nga Barcelona pas 17 vitesh.
“Është e vështirë të shikosh të largohet një lojtar si ai, nëse të pëlqen futbolli. Nuk mendoj për atë si një lojtar i Barcelona-s. E shikoj si një futbollist. Jam takuar dy ose tri herë me të, është një njeri i rezervuar dhe unë i adhurojë lojtarët që mund të bëjnë gjithçka brenda fushës, por janë shumë të qetë jashtë saj.Kam vetëm fjalë të mira për të. E adhuroj lojën e tij dhe i uroj më të mirat për të ardhmen. Po flasim për dikë që na ka bërë të gjithëve të ëndërrojmë dhe që meritonte Topin e Artë, veçanërisht në vitin kur fitoi Kupën e Botës. Ishte e qartë se ai e meritonte”, ka thënë Zidane për mediat spanjolle.