Nga Kim Mehmeti
Siç duket Kryeministri i Shqipërisë ka vendosur të mos tërhiqet dhe ta shembë godinën e tanishme të Teatrit Kombëtar në Tiranë dhe, siç thotë ai, mbi gërmadhat e së shkuarës, të ngrihet teatri i ri! Ku ta dish, mbase është e pamundur që, një piktor të parealizuar siç është ai, ta bindësh se godina e Teatrit Kombëtar nuk janë muret që ai ka, e as vetëm skena ku aktorët i kanë jetuar ëndrrat e tyre artistike, por ajo godinë është kalendari, ku janë shënuar ditët e lavdishme të kulturës sonë, si dhe pasqyrë, ku shihen fytyrat e atyre që lartësuan kullën shqiptare të artit skenik!
Po pra, siç duket ne presim të pamundurën nga Kryeministri i sotëm i Shqipërisë: që ai ta kuptojë se nëse më e bukura e bashkëkohorja çdoherë do e zëvendësonin të shkuarën e më të vjetrën, atëherë gjinia njerëzore nuk do e çmonte mbëmendjen, por harresën! Kështu shembja e godinës së Teatrit Kombëtar është një lloj rrënimi i mbëmendjes dhe i kujtesës sonë, siç është edhe shlyerje e begatisë së formës artistike që është realizuar në skenën e tij!
https://www.facebook.com/KimMehmeti/videos/10156221325512141/